Spitali prestigjioz ngre një degë në Xiong'an të Kinës
2023-11-21 17:43:12

Spitali Popullor Universitar i Pekinit, një nga spitalet kryesore të kryeqytetit kinez, filloi të hënën ndërtimin e një dege të re në Zonën e Re Xiong'an në provincën Hebei, njofton “Xinhua”.

Dega e re në Rongdong përfshin 114.6 mu (7.64 hektarë) dhe planifikon të akomodojë 1000 shtretër, njoftoi Komiteti i Menaxhimit të Zonës së Re Xiong'an.

Wang Jun, kreu i Spitalit Popullor Universitar të Pekinit, tha se dega e Xiong'an do të shërbejë si një qendër mjekësore kombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e koordinuar të shërbimeve mjekësore dhe shëndetësore në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei.

I themeluar në vitin 1918, Spitali Popullor Universitar i Pekinit është shndërruar në një spital gjithëpërfshirës modern, duke integruar kujdesin mjekësor, mësimdhënien, kërkimin dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Kina njoftoi një plan për të krijuar Zonën e Re Xiong'an, e vendosur rreth 100 km larg Pekinit, në prill 2017. (Fatosi)