foto: VCG
Helikopteri i madh civil AC313A, i prodhuar në mënyrë të pavarur prej Kinës, ka kryer me sukses raundin e parë të provave të fluturimit në rrafshnaltë, sipas Korporatës së Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC).
AC313A ka kryer me sukses një varg të provave të fluturimit në aeroporte të ndryshme në rrafshnaltë. Kjo hap rrugën për provat e fluturimit të vlershmërisë ajrore, tha AVIC, prodhuesi kryesor kinez i avionëve.
foto: VCG
Sipas kompanisë, raundi i parë i provave të fluturimit u zhvillua në aeroportin “Huangguoshu” në Anshun të provincës Guizhou, aeroportin “Luguhu” të Ninglang-ut në provincën e Yunnan-it dhe aeroportin “Yading” të Daocheng-ut në Sichuan.
Këto aeroporte gjenden në rrafshnaltë përkatësisht në lartësi rreth 1 600 metra, 3 300 metra dhe 4 400 metra. Midis tyre, “Yading” i Daocheng-ut është aeroporti më i lartë civil në Kinë dhe botë.
foto: VCG
Ky raund fluturimesh verifikoi performancën e fluturimit të helikopterit AC313A dhe cilësinë e fluturimit në rrafshnaltë, si edhe përshtatshmërinë e sistemeve kryesorë të tij, njoftoi AVIC.