foto: VCG
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning njoftoi në një konferencë të rregullt shtypi të martën pasdite që, me ftesën e qeverisë së Republikës së Indisë, kryeministri i Kinës Li Qiang do të marrë pjesë në Samitin Virtual të Liderëve të Grupit të Njëzet Vendeve (G20) të mërkurën.
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari se çfarë priste Kina nga ky samit, Mao Ning u shpreh se në shtator të këtij viti, Samiti i G20-s në Nju-Delhi arriti një konsensus të rëndësishëm për ndërmarrjen e veprimeve nëpërmjet partneritetit. Situata aktuale ndërkombëtare është e trazuar dhe rimëkëmbjes ekonomike botërore i mungon gjallëria.G20-a duhet të forcojë më tej partneritetin e bashkëpunimin për t'iu përgjigjur sfidave globale dhe të japë kontribut pozitiv në rimëkëmbjen ekonomike botërore dhe zhvillimin e përbashkët global. Kina shpreson se samiti virtual do të krijojë konsensus për këtë dhe do të dërgojë një sinjal pozitiv.