Mbledhja e Komisionit Qendror Financiar nxit zhvillimin financiar me cilësi të lartë të Kinës
2023-11-21 20:51:35

foto: VCG

foto: VCG

Kryeministri kinez Li Qiang, gjithashtu anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kreu i Komisionit Qendror Financiar, kryesoi një mbledhje të këtij Komisioni të hënën. 

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi një plan për ndarjen e detyrave kryesore lidhur me nxitjen e zhvillimit financiar me cilësi të lartë. 

Në të u kërkuan përpjekje për të zbatuar plotësisht detyrat e lëna prej konferencës qendrore të punës financiare, për të përshpejtuar forcimin e sektorit financiar të Kinës dhe për të mbështetur përpjekjet për modernizimin kinez. 

Komisioni theksoi përmirësimin e cilësisë së shërbimeve financiare për zhvillimin ekonomik e social dhe forcimin e mbështetjes për strategjitë kryesore, fushat kyçe dhe hallkat e dobëta mbi bazën e ruajtjes së një politike monetare të kujdesshme.  

Duhet të bëhen më shumë përpjekje për të studiuar dhe ndërmarrë menjëherë politika e masa specifike për të bërë një punë të mirë në fushat e teknologjisë financiare, financave të gjelbra, financave përfshirëse, financave të pensioneve dhe financave digjitale. Mbledhja theksoi gjithashtu punën për të nxitur vazhdimisht hapjen e sektorit financiar, si edhe zhvillimin e rritjen e tij.

Në mbledhje u vendos që, ndërsa forcohen rregullat financiare në të gjitha frontet, duhet përqendruar puna në menaxhimin e rrezikut në burim dhe të përmirësohen mekanizmat e paralajmërimit dhe shmangies së rrezikut. Duhet të bëhen gjithashtu përpjekje për forcimin e Partisë anembanë sistemit financiar dhe për të siguruar që të gjitha detyrat të zbatohen plotësisht.