CFP
Panairi i 25-të i teknologjisë së lartë në Kinë, që u zhvillua në Shenzhen, me një pjesëmarrje prej rreth 248.000 vizitorësh, pati transaksione të negociuara prej rreth 37.28 miliardë juanë (rreth 5.17 miliardë dollarë amerikanë), njofton “Xinhua”.
Me pjesëmarrje nga 105 vende dhe rajone, panairi tërhoqi mbi 4000 ekspozues, me sipërfaqen e ekspozitës që arrin në 500,000 metra katrorë.
Në panair u mbajtën gjithsej 132 evente, u shpalosën 681 produkte dhe arritje të reja dhe u nënshkruan kontrata për 17 projekte bashkëpunimi ndërmjet ndërmarrjeve qendrore dhe pushtetit vendor.
CFP
Panairi tërhoqi gjithashtu rreth 200 kompani në fushën e teknologjisë së hapësirës ajrore dhe ato ekspozuan një shumëllojshmëri produktesh teknologjike të fundit, duke përfshirë avionë, raketa, satelitë, sonda dhe drone. (Fatosi)
CFP