Shqyrtohet ankimimi i ish-Presidentit Trump mbi vendimin që i ndalon komentet publike
2023-11-21 20:22:05

foto: VCG

foto: VCG

Gjykatësit e Apelit në Uashington shfaqën mëdyshje të hënën mbi kërkesën e ish Presidentit Donald Trump për të rrëzuar vendimin që e ndalon atë të bëjë komente publike lidhur me çështjen penale federale në të cilën akuzohet se është përpjekur të përmbysë rezulatin e zgjedhjeve të vitit 2020. 


Ndërsa avokati i zotit Trump D . John Sauer arguentoi se urdhëri binte ndesh me Amendamentin e Parë të Kushtetutës amerikane që mbron të drejtën e shprehjes, gjykatësit në Gjykatën e Apelit në distriktin e Kolumbias ngritën pyetjen nëse komentet e tij mund të paraqesin kërcënim ndaj integritetit të procesit të pritshëm gjykues. 


Gjykatësja Pillard është mes 3 anëtarëve të trupit gjykues që dëgjuan ankimimin e zotit Trump mbi vendimin e gjyqtares Tanya Chutkan, e cila po shqyron çështjen ndaj tij, që e ndalon ish presidentin dhe avokatët e tij të kritikojnë publikisht hetuesit, personelin e gjykatës dhe dëshmitarë të mundshëm. 


Sipas gjykatëses Chutkan, deklarata të tilla publike mund të ndikojnë tek dëshmitarët dhe mund të nxisin kërcënime ndaj njerëzve të përfshirë në këtë çështje. 


"Urdhri është i pashembullt dhe vendos një precedent të rrezikshëm ndaj të drejtës së të shprehurit në politikë në të ardhmen," tha avokati Sauer gjatë seancës që zgjati rreth dy orë. 


Donald Trump, kandidati kryesor për të marrë emërimin e republikanëve për të sfiduar presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara, ka sulmuar zyrtarët që po shqyrtojnë çështjet penale dhe civile me të cilat ai përballet. Ai e ka quajtur prokurorin e posaçëm, Jack Smith, i cili ngriti akuzat lidhur me zgjedhjet federale, "të çmendur dhe "bandit", mes shumë fyerjesh të tjera. Zbatimi i urdhrit që e ndalon zotin Trump të bëjë komentet publike është pezulluar gjatë periudhës që shqyrtohet ankimimi i tij në Apel. 


Zoti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm për këtë çështje, si dhe në të tre çështjet të tjera penale.