CFP
Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme të Kinës së Veriut planifikon të rrisë kapacitetin e instaluar të energjisë së re në mbi 150 milionë kilovat deri në vitin 2025, më shumë se dyfish nga nivelet e vitit 2022, njofton “Xinhua”.
Kjo do të thotë se kapaciteti i instaluar i energjisë së erës në rajon pritet të arrijë në 98 milionë kilovat dhe ai i energjisë diellore në 52 milionë kilovat, bëri të ditur qeveria rajonale të hënën.
Deri në vitin 2025, rajoni synon të jetë në gjendje të prodhojë 300 miliardë kWh energji elektrike nga energjia e re.
Rajoni më tej synon të rrisë kapacitetin e tij të instaluar të energjisë së re për të tejkaluar 300 milionë kilovat dhe prodhimin e ri vjetor të energjisë elektrike në afro 600 miliardë kWh që nga viti 2030.
CFP
Mongolia e Brendshme është e pasur me burime të erës dhe ato diellore. Kapaciteti i instaluar i energjisë së re në rajon kishte arritur në 61.82 milionë kilovat deri në fund të vitit 2022, duke u renditur i treti në vend, ndërsa prodhimi i energjisë së re prej 133.5 miliardë kWh renditej i pari në mbarë vendin. (Fatosi)