Dron i prodhuar në Kinë me dy grupe krahësh dhe aftësi vertikale për ngritje dhe ulje/CMG
Një dron i prodhuar në Kinë me dy grupe krahësh dhe aftësi vertikale për ngritje dhe ulje u zbulua në Panairin e 25-të të Teknologjisë së Lartë të Kinës në Shenzhen, njofton “CGTN”.
Droni, i pari i këtij lloji në botë, është projektuar dhe prodhuar në mënyrë të pavarur nga Instituti i Optikës, Mekanikës dhe Fizikës në Changchun nën Akademinë Kineze të Shkencave.
Ai përmban dy grupe krahësh fikse dhe krahë të shumtë të rotorit.
CMG
Ekipi hulumtues nga Instituti Changchun përdori të gjitha teknologjitë thelbësore për dronin, nga sistemi i drejtimit dhe shkrirja e informacionit me shumë sensorë deri te sistemi dhe algoritmet e kontrollit të fluturimit. Ata arritën ngritjen dhe uljen normale të dronit nën një temperaturë jashtëzakonisht të ulët prej minus 40 gradë celsius, një lartësi prej 5500 metrash dhe me erëra të forta deri në forcën 7, duke thyer kështu disa kufij të performancës për një mjet ajror pa pilot (UAV).
Droni mundësohet nga bateritë litium. Krahët e tij të rotorit sigurojnë një forcë ngritjeje lart vertikalisht dhe një shtytje horizontale kur fluturon. Efikasiteti i lartë i energjisë ka mundësuar që droni të ketë një kapacitet të mirë ngarkese dhe një jetë të gjatë baterie.
CMG
UAV-të pritet të ketë një aplikim të gjerë në mbajtjen e sigurt të objekteve të energjisë dhe tubacioneve të naftës dhe gazit, si dhe në pylltari, shpëtim emergjent, rilevim dhe hartografi, dhe fusha të tjera. (Fatosi)