Tre kamionë me naftë lejohen të hyjnë në Gaza
2023-11-21 16:18:40

CFP

CFP

Izraeli filloi të lejojë hyrjen e karburantit për qëllime humanitare në Gaza.

Tre kamionë me karburant që transportonin rreth 50.000 litra naftë hynë në Rripin e Gazës, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane, Raed Abdel Nasser, njofton “RTSH”.

Me gjithë dërgesat e mëparshme të karburantit, në zonën e mbyllur të luftës deri tani kanë hyrë tetë kamionë me karburant që transportonin 210.000 litra naftë.

Koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, Martin Griffiths, vlerëson se sasia minimale e karburantit që nevojitet për Rripin e Gazës është 200.000 litra në ditë.

CFP

CFP

Të dielën, rreth 300 shtetas të huaj dhe palestinezë me kombësi të dyta mundën të largoheshin nga Rripi i Gazës për në Egjipt. (Fatosi)