Britania dyfishon ndihmën humanitare për Palestinën
2023-11-21 18:15:40

Sunak (Foto Panorama)

Sunak (Foto Panorama)

Mbretëria e Bashkuar ka dyfishuar ndihmën humanitare për palestinezët.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, deklaroi se situata në Gaza është vërtet tragjike dhe po përkeqësohet dita-ditës, ndërsa bëri thirrje që t’u jepet fund vuajtjeve të civilëve të pafajshëm, shkruan “Panorama”.

Subak bëri të ditur se Britania tashmë ka krijuar një paketë financimi për të ofruar ushqim, ujë, kujdes shëndetësor dhe strehim për njerëzit në Gaza.

“Ne e kemi të qartë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Ai është sulmuar në mënyrën më brutale të mundshme nga një armik që fshihet në spitale. Ai duhet të veprojë edhe në kuadër të ligjit ndërkombëtar humanitar. Situata në terren është vërtet tragjike dhe po përkeqësohet”, u shpreh ai.

Sunak u shpreh se po punohet për akses të papenguar humanitar në Gaza, ndërsa theksoi se ka nevojë për pauza urgjente dhe thelbësore humanitare për të marrë ushqim, karburant dhe ilaçe. (Fatosi)