Dhjetëra viktima pas sulmit ajror izraelit pranë një spitali në Gaza
2023-11-21 15:16:32

Viktimat ne Gaza (Foto Rtsh)

Viktimat ne Gaza (Foto Rtsh)

Të paktën 70 persona kanë vdekur në një spital në Rripin jugor të Gazës pas një sulmi ajror afër Izraelit, njoftuan “Mjekët pa Kufij”, shkruan “ATSH”.

“Dhjetëra pacientë, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, duhej të trajtoheshin për djegie të rënda në kompleksin mjekësor Nasser”, bëri të ditur organizata, duke theksuar se spitali është i tejmbushur.

Sulmi në qytetin Khan Younis u zhvillua 1 kilometër larg spitalit. Gjithsej 122 pacientë mbërritën në spital menjëherë pas kësaj.

Izraeli ka kërkuar prej javësh që civilët palestinezë të largohen nga veriu i territorit drejt jugut.

Por, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, njoftoi të shtunën se sulmet në Rripin e Gazës së shpejti do të shtriheshin drejt jugut.

Sipas shifrave të OKB-së, të dielën rreth 20.000 banorë u larguan nga jugu.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) raportoi të hënën se numri bazohet në vlerësimet e vëzhguesve të OKB-së në terren.

Më shumë se 1.7 milionë persona aktualisht janë zhvendosur brenda vendit, ose rreth tre të katërtat e popullsisë së Gazës. (Fatosi)