Shangai pati rritje të tregtisë së jashtme në periudhën janar-tetor
2023-11-21 17:12:05

CFP

CFP

Importet dhe eksportet e Shangait arritën në 3.51 trilionë juanë (rreth 490.1 miliardë dollarë amerikanë) në 10 muajt e parë të vitit, 1.9 për qind më shumë në bazë vjetore, bëri të ditur Dogana lokale, njofton “Xinhua”.

Eksportet e Shangait gjatë kësaj periudhe u rritën me 2.3 për qind në bazë vjetore në 1.44 trilionë juanë, ndërsa importet u rritën me 1.6 për qind në 2.07 trilion juanë, treguan të dhënat nga Dogana e Shangait.

Tregtia e Shangait me Bashkimin Evropian arriti në 711.15 miliardë juanë, 5.3 për qind më shumë në bazë vjetore, duke përbërë 20.2 për qind të vëllimit total të tregtisë së jashtme gjatë kësaj periudhe.

Në 10 muajt e parë të vitit, Shangai eksportoi 1 trilion juanë produkte mekanike dhe elektrike, 4.4 për qind më shumë në bazë vjetore, duke përbërë 69.3 për qind të vlerës totale të eksportit të qytetit në të njëjtën periudhë.

CFP

CFP

Ndërkohë, Shangai importoi 473.59 miliardë juanë mallra konsumi, 9.6 për qind më shumë në bazë vjetore, duke arritur në 22.9 për qind të vlerës totale të importit të qytetit. (Fatosi)