Javier Milei fiton zgjedhjet presidenciale në Argjentinë
2023-11-21 17:48:29
Argjentina (Foto Atsh)
Ultraliberali Javier Milei fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Argjentinë, njofton “ATSH”.
Kandidati i qeverisë, ministri në detyrë i Ekonomisë, Sergio Massa, deklaroi në media sociale se ai kishte humbur kundrejt rivalit te tij Milei.
Me 99% të votave të numëruara, Milei ishte shumë përpara me 55.70% kundrejt Massa-s me 44.29%.
Milei ka premtuar një kthesë radikale në ekonomi.
Ai premtoi se do të prezantojë dollarin amerikan si kurs ligjor, do të shfuqizojë Bankën Qendrore dhe shumë ministri dhe do të shkurtojë shpenzimet sociale. (Fatosi)
Lajmet Kryesore