Transporti i aviacionit civil të Kinës vazhdoi rritjen në tetor
2023-11-21 15:52:26
CFP
Transporti i aviacionit civil të Kinës vazhdoi rritjen në tetor, njoftoi Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC).
Qarkullimi total i transportit i këtij sektori ishte 11.01 miliardë tonë kilometra muajin e kaluar, 158.6 për qind më shumë nga një vit më parë.
Mbi 56.05 milionë udhëtime pasagjerësh në transportin ajror u trajtuan në tetor, një rritje me 252 për qind në bazë vjetore, treguan të dhënat nga CAAC-ja.
Në tetor, vëllimi i ngarkesave dhe postës i sektorit të aviacionit civil të Kinës arriti në 675.000 tonë, 37.7 për qind më shumë në bazë vjetore. (Fatosi)
Lajmet Kryesore