Sektori i dërgesave ekspres ruajti rritjen në muajit janar-tetor
2023-11-21 15:58:03

CFP

CFP

Sektori i dërgesave në Kinë regjistroi të dhëna në rritje si në ecurinë e biznesit ashtu edhe në të ardhurat gjatë 10 muajve të parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Zyra Shtetërore e Postës bëri të ditur se sektori i grumbullimit regjistroi të ardhura totale prej 964.38 miliardë juanë (rreth 134.67 miliardë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, me një rritje prej 12.3 për qind në bazë vjetore.

Dërgesat ekspres trajtuan 105.17 miliardë pako, 17 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.

Vetëm në tetor, sektorët e korrierëve të huajve, dëshmoi një zgjerim të fortë, me 12.06 miliardë dërgesa dhe 109.83 miliardë juanë të ardhura biznesi.

Prirja e fortë pritet të konsolidohet këtë pasi dërgesat ekspres dhe rriten gjatë zbavitjes vjetore të blerjeve në internet "Double 11".

Nga 1 deri më 16 nëntor, rreth 7.51 miliardë pako u dërguan përmes sektorëve në Kinë, që rezulton në 30.9 për qind  më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.  (Fatosi)