Shitjet e automjeteve komerciale në Kinë u rritën me 19.8 për qind në periudhën janar-tetor
2023-11-20 16:53:10

CFP

CFP

Shitjet e automjeteve komerciale në Kinë u rritën me 19.8 për qind nga viti në vit në rreth 3.3 milionë njësi në 10 muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat e industrisë, njofton Xinhua. Sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automobilave, në mënyrë të veçantë, shitjet e kamionëve u rritën 19.5 për qind nga një vit më parë në 2.91 milionë njësi.

Rreth 389,000 autobusë u shitën në të njëjtën periudhë, duke u rritur me 22.2 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-tetor, Kina eksportoi 616,000 automjete komerciale, duke u rritur me 28.3 për qind krahasuar me një vit më parë.(Fatosi)