OBSH: Al-Shifa zona e vdekjes, po studiojmë evakuimin total
2023-11-20 17:37:41
CFP
Të paktën 291 pacientë dhe 25 punonjës të kujdesit shëndetësor kanë mbetur në spitalin al-Shifa në Gaza mbrëmjen e së shtunës, për të cilët Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po studion një plan të menjëhershëm dhe total evakuimi, njofton ATSH. Siç njoftoi kreu i OBSH-së Tedros Ghebreyesus, organizata kreu të shtunën një mision në spital, i cili prej ditësh është shënjestër e bastisjeve të ushtrisë izraelite, duke e përcaktuar tashmë atë si një “zonë vdekjeje”.
“OBSH dhe partnerët e saj po zhvillojnë urgjentisht plane për evakuimin e menjëhershëm të pacientëve të mbetur, stafit dhe familjeve të tyre,” tha organizata në një deklaratë. (Fatosi)
CFP
Lajmet Kryesore