X humbet shumë reklamues mes mosmarrëveshjeve antisemite dhe naziste
2023-11-20 18:42:27

Elon Musk (Foto ATSH)

Elon Musk (Foto ATSH)

Një bujë mbi antisemitizmin dhe përmbajtjet me karakter nazist në platformën X të Elon Musk, versioni i riemërtuar i Twitter, po largon më shumë reklamues kryesorë nga shërbimi i mediave sociale, sipas raporteve të mediave, shkruan ATSH.

Sipas gazetës ”New York Times”, kompanitë ”Disney”, ”Paramount”, ”Lionsgate” dhe ”Warner Group”’, ndër të tjera, ndërprenë në fundjav

7  reklamat në X.

Gjiganti i teknologjisë ”Apple” e kishte bërë gjithashtu këtë, raportoi gazeta, duke cituar burime të paidentifikuara me njohuri për situatën.

Gjiganti kompjuterik IBM kishte ndërprerë më parë reklamat e tij në X pasi reklamat e kompanisë u zbuluan se ishin vendosur pranë përmbajtjes antisemite.

Organizata ”Media Matters” tregoi se si reklamat nga IBM, ”Apple” dhe kompania e softuerit ”Oracle”, ndër të tjera, u shfaqën në X krahas postimeve me deklarata pozitive për Adolf Hitlerin dhe ideologjinë naziste.

Musk ka hedhur poshtë pretendimet.