Li Qiang i çon mesazh urimi kryeministrit të ri të Algjerisë
2023-11-20 22:23:08

Kryeministri i Kinës Li Qiang i dërgoi të hënën një mesazh urimi Ennadir Larbaoui-t për emërimin si kryeministër i Republikës Popullore Demokratike të Algjerisë.

Foto: VCG

Foto: VCG

Li Qiang tha se Kina e Algjeria kanë një miqësi të thellë tradicionale. Gjatë 65 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të dy vendet kanë ruajtur marrëdhëniet e shëndetshme e të qëndrueshme dhe shkëmbimet e bashkëpunimi ndërmjet tyre kanë arritur rezultate të frytshme. Në korrikun e sivjetshëm, presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune bëri një vizitë shtetërore në Kinë. Liderët e të dy vendeve zhvilluan një takim të frytshëm dhe arritën një seri konsensusesh të rëndësishme, duke treguar qartë drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Kina, tha ai, u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Algjerinë.

“Unë jam i gatshëm të punoj me Ju për të zbatuar konsensuset e rëndësishme të arritura nga liderët e të dy vendeve, për të forcuar vazhdimisht besimin reciprok politik, për të thelluar bashkëpunimin praktik dhe për të nxitur partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Algjeri të arrijë përparim më të madh,” u shpreh kryeministri kinez. (Li Huailiang/Artan)