Kreu i organit më të lartë ligjvënës të Kinës Zhao Leji i dërgoi Mohamed Aslam-it një mesazh urimi për zgjedhjen si kryetar i Parlamentit të Maldiveve.
Foto: VCG
Në mesazhin e tij, Zhao Leji tha se Kina dhe Maldivet kanë miqësi tradicionale dhe kanë dhënë një shembull të mirë për trajtimin e barabartë dhe bashkëpunim me përfitime të ndërsjella ndërmjet vendeve të mëdha dhe të vogla. “Jam i gatshëm të punoj nga afër me Ju për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e të dy vendeve, për të nxitur shkëmbimet miqësore dhe bashkëpunimin midis Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës e Parlamentit të Maldiveve dhe për të promovuar partneritetin e gjithanshëm të bashkëpunimit miqësor në një situatë të re drejt së ardhmes midis Kinës dhe Maldiveve,” theksoi kryeparlamentari kinez.