Mbyllet Ekspozita e 7-të Ndërkombëtare e Rrugës së Mëndafshit (SRIE)
2023-11-20 20:54:19

Foto: VCG

Foto: VCG

U mbyllën të hënën në qytetin Xi’an të Kinës Veriperëndimore Ekspozita e 7-të Ndërkombëtare e Rrugës së Mëndafshit (SRIE) dhe Forumi i Bashkëpunimit në Investime dhe Tregti mes Lindjes dhe Perëndimit. Lista e rezultateve të ekspozitës u publikua zyrtarisht.

Sipas të dhënave, në edicionin e sivjetshëm të ekspozitës u nënshkruan 1857 projekte, me një vlerë të përgjithshme të investimeve 122 milionë juanë.

Foto: VCG

Foto: VCG

Në këtë edicion pati gjashtë zona ekspozimi me një sipërfaqe të përgjithshme 72 mijë metra katrorë, duke përfshirë Ekspozitën e Shkëmbimeve Ndërkombëtare, Ekspozitën e Platformës së Hapur, Ekspozitën e Bashkëpunimit Rajonal, Ekspozitën e Bujqësisë Moderne, Ekspozitën e Prodhimit të Përparuar dhe Ekspozitën e Industrisë së Shërbimit Modern. Mbi 1600 kompani dhe më shumë se 1300 produkte morën pjesë në këtë edicion. Zona e Ekspozitës së Shkëmbimeve Ndërkombëtare kishte një sipërfaqe ekspozimi prej 16 mijë metrash katrorë, më e madhja në historinë e saj.

Foto: VCG

Foto: VCG

Edicioni i sivjetshëm i SRIE-s u zhvillua përsëri me prani fizike dhe në internet. Numri i vizitorëve me prani fizike i tejkaloi 200 mijët. Që nga fillimi i funksionimit të tij më 3 nëntor, në uebsajtin  e “SRIE online” u regjistruan gjithsej 1 730 ekspozues dhe 2 989 produkte, ndërkohë që numri i shikimeve i ka kaluar tashmë 7.5 milionët.