Katari po punon për arritjen e një marrëveshje për armëpushim në Gaza
2023-11-20 18:38:29

Katari në bisedimet për Gazën (Foto Panorama.al)

Katari në bisedimet për Gazën (Foto Panorama.al)

Katari ka luajtur një rol udhëheqë në përpjekjet ndërmjetësuese për të siguruar lirimin e pëngjeve që mbahen nga Hamas në Gaza, shkruan panorama.al.

Ai ishte pjesë e negociatave për lirimin katër pengjeve deri më tani, një nëne dhe një vajze, të cilat janë shtetas amerikane  dhe dy gra të moshuara izraelite.

Shteti i vogël i Gjirit Arab, i pasur me gaz, është shtëpia e udhëheqjes politike të Hamasit, e cila ka një zyrë në kryeqytet, Doha, që nga viti 2012, e kryesuar nga lideri i saj Ismail Haniyeh.

Atje, zyrtarët e Hamasit janë ulur me diplomatë të Katarit nga Ministria e Punëve të Jashtme për të diskutuar lirimin e pengjeve.

Kryeministri i Katarit Mohammed bin Abdulrahman al-Thani tha në një konferencë për shtyp më herët: “Sfidat që mbeten në negociata janë shumë të vogla në krahasim me sfidat më të mëdha, ato janë më logjistike, ato janë më praktike“.