Një delegacion i përbashkët i ministrave të jashtëm nga vendet arabe e islamike do të vizitojë Kinën
2023-11-20 12:05:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës bëri të ditur që një delegacion i përbashkët i ministrave të jashtëm nga vendet arabe e islamike do të vizitojë Kinën nga 20 deri më 21 nëntor. Anëtarët e delegacionit përfshijnë ministrin e Jashtëm saudit Faisal bin Farhan Al Saud, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm jordanez Ayman Safadi, ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry, ministren e Jashtme indoneziane Retno Marsudi, ministrin e Jashtëm palestinez Riyad Al-Maliki dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik Hissein Brahim Taha. Gjatë vizitës, Kina do të ketë komunikim dhe koordinim të thellë me delegacionin e përbashkët të ministrave të jashtëm të vendeve arabe e islamike për promovimin e shpërshkallëzimit të konfliktit aktual palestinezo-izraelit, mbrojtjen e civilëve dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes palestineze.