CFP
Sipas një raporti industrial, dërgesat e kompjuterëve të tabletëve në Kinë ranë 3.4 për qind nga viti në vit, në rreth 7.05 milionë njësi në tremujorin e tretë të vitit, njofton Xinhua. Rënia u ngushtua prej 6.6 për qind në tremujorin e dytë.
Sipas raportit të publikuar nga firma globale e kërkimit të tregut International Data Corporation, performanca më e mirë se sa pritej është pjesërisht për shkak të rritjes së markave kryesore në tregun e konsumit përmes inovacionit teknologjik dhe zgjerimit të linjës së produkteve.
Pavarësisht rënies së përgjithshme, dërgesat e tabletëve të markave vendase, duke përfshirë Huawei, Xiaomi dhe Vivo, shënuan një rritje në tremujorin e tretë, thuhet në raport.
Dërgesat në tregun e tabletave të konsumit ranë 4.3 për qind nga viti në vit, ndërsa ajo e tabletave komerciale u rrit me 7.4 për qind nga një vit më parë, vlerëson raporti.
CFP
Raporti zbuloi gjithashtu se çmimi mesatar i shitjes me pakicë të tremujorit të tretë në tregun kinez të tabletave u ul me 3 për qind nga tremujori i dytë.(Fatosi)