Gaza (Foto Panorama)
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është jashtëzakonisht e shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve në Gaza. Tashmë ka më shumë se 70,000 raste të infeksionit akut të frymëmarrjes, tha Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i saj në Gaza. Gjithashtu, janë regjistruar 44,000 raste të tjera të diarresë, shkruan “Panorama”.
Javët e bombardimeve izraelite në Gaza kanë bërë që banorët në territorin e mbipopulluar të grumbullohen në strehimore ku ka pak akses në ushqim dhe ujë të pastër.
Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut paralajmëroi se shpërthimi i sëmundjeve dhe urisë dukej “i pashmangshëm”.
Ndërkohë, mungesa e aksesit në ujë të pastër do të thotë se sëmundjet infektive që vijnë nga uji, si kolera dhe tifoja, së shpejti do të fillojnë të përhapen. Grupi me bazë në Nju Jork i bëri thirrje Izraelit që menjëherë t’i japë fund bllokadës së Gazës. (Elona)