168 barna nën negocim për përfshirje në sistemin kombëtar të sigurimit në Kinë
2023-11-19 14:26:41

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina nisi të premten negociatat e këtij viti për barnat që do të mbulohen nga sistemi kombëtar i sigurimeve mjekësore, me 168 barna që kanë hyrë në procesin e tenderit, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Kujdesit Shëndetësor, grupi i këtij viti përfaqëson gamën më të gjerë të barnave deri sot, duke përfshirë barnat për tumorin dhe ilaçet për sëmundjet e rralla dhe kronike. Rezultatet përfundimtare të negociatave pritet të shpallen rreth muajit dhjetor.

Ilaçet e miratuara nëpërmjet seancës së tenderit do të përfshihen në katalogun e barnave të vendit të mbuluara nga sigurimi mjekësor kombëtar, i cili përditësohet çdo vit.

Të dhënat aktuale tregojnë se më shumë se 80 për qind e barnave të reja përfshihen në katalog brenda dy viteve pas tregtimit të tyre.

Katalogu aktualisht përmban 2,967 ilaçe, duke përfshirë të gjitha fushat e trajtimit klinik. (Elona)