Kina krijon qendrën kërkimore kombëtare të ruajtjes së pandave gjigante
2023-11-19 14:56:25

foto nga CFP

foto nga CFP

Qendra kombëtare e ruajtjes dhe kërkimit të pandave gjigante, një platformë e klasit botëror për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e kërkimit mbi pandat gjigante, u inaugurua në Chengdu, kryeqendra e provincës Sichuan, në jugperëndim të Kinës, shkruan “Xinhua”.

Sipas Administratës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave, qendra ka krijuar një komitet akademik për ruajtjen e pandave gjigante dhe një aleancë kombëtare inovacioni.

Qendra synon të ndërtojë një laborator kyç të pandave gjigante dhe të promovojë ngritjen e laboratorëve të ngjashëm për kafshët e tjera të rrezikuara.

foto nga CFP

foto nga CFP

Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, Administrata provinciale e Pyjeve dhe Kullotave të Sichuan dhe qeveria komunale Chengdu kanë ndarë së bashku një kapital fillestar prej 110 milionë juanë (15.2 milionë dollarë amerikanë) për fondin e ruajtjes dhe kërkimit të pandave gjigante.

Dy projekte të mëdha kërkimore mbi teknologjitë kryesore janë nisur  për të mbrojtur popullsinë dhe habitatin e pandave gjigante të egra në parqet kombëtare, për të përmirësuar diversitetin gjenetik të popullatës së pandave gjigante në qendrat e kujdesit.

Një forum ndërkombëtar për mbrojtjen e pandave gjigante do të mbahet gjithashtu nga qendra çdo dy vjet, së bashku me bashkëpunime të ndryshme kërkimore dhe aktivitete të shkëmbimit kulturor. (Elona)

foto nga CFP

foto nga CFP