Suedia planifikon zgjerim masiv të energjisë bërthamore
2023-11-19 14:50:22

Suedi (Foto Euractiv)

Suedi (Foto Euractiv)

Qeveria suedeze njoftoi për planet e zgjerimit masiv të fuqisë së re bërthamore. Deri në vitin 2045, Suedia dëshiron që të ketë ekuivalentin e 10 reaktorëve të rinj, dy prej të cilëve pritet të jenë funksionalë deri në vitin 2035, shkruan “Xinhua”.

“Kjo do të nënkuptonte një ristrukturim historik të politikës energjetike të Suedisë”,- deklaroi në një konferencë shtypi ministrja për Energjinë, Biznesin dhe Industrinë, Ebba Busch, duke përshkruar ndryshimin e politikave nga 100 për qind e rinovueshme në 100 për qind prodhim i energjisë elektrike pa fosile.

“Ne duhet të dyfishojmë prodhimin e energjisë elektrike brenda 25 viteve”,- tha Busch, duke theksuar se për të arritur këtë qëllim do të hiqet kufizimi në numrin e reaktorëve bërthamorë dhe do të thjeshtohen dhe përshpejtohen proceset e lejimit për reaktorët e rinj.

foto nga CFP

Centrali bërthamor Ringhals në Suedi / foto nga CFP

Qeveria suedeze ka vendosur gjithashtu të prezantojë garanci kredie për investime në energjinë e re bërthamore, tha Busch.

Do të zhvillohet gjithashtu një model ekonomik për ndarjen e rrezikut midis shtetit dhe investitorëve në infrastrukturën e re bërthamore.

Busch tha se zgjerimi ishte urgjent për të përmbushur kërkesën në rritje për energji elektrike. Ajo kujtoi se rrjeti pothuajse u shemb për shkak të çekuilibrave dimrin e kaluar. (Elona)