Rusia dhe Koreja e Veriut bien dakord të zgjerojnë bashkëpunimin
2023-11-19 15:01:09

foto nga CFP

Delegacioni i Rusisë, i kryesuar nga Ministri i Burimeve Natyrore, Alexander Kozlov vizitoi Korenë e Veriut në nëntor 2023/ foto nga CFP

Rusia njoftoi se me Korenë e Veriut planifikojnë të rrisin marrëdhëniet dypalëshe për të eksploruar naftë dhe gaz në brigjet e këtij vendi. 

Ministri rus i Burimeve Natyrore, Alexander Kozlov, deklaroi se marrëveshja mes dy vendeve u arrit gjatë takimit dypalësh të komisionit qeveritar, shkruan “ATSH”.  “Qëllimi është të forcohen globalisht lidhjet”,- tha Kozlov, në sfondin e akuzave se Koreja e Veriut po furnizon me armë Rusinë. 

Kremlini ka hedhur poshtë akuzat e Shtëpisë së Bardhë se Koreja e Veriut ka furnizuar me armë Rusinë për konfliktin me Ukrainën. 

Sipas Kozlov, u diskutua gjithashtu zgjerimi i dërgesave të miellit rus, misrit dhe produkteve të sojës. 

Sipas Kombeve të Bashkuara, furnizimet me drithëra në Korenë e Veriut, jashtëzakonisht e izoluar nga bota e jashtme, janë në nivele të pasigurta pasi mediat raportuan për një zi buke në vend. 

Kozlov nuk specifikoi se çfarë do t’i dorëzojë Koreja e Veriut Rusisë në këmbim të ushqimit. 

foto nga CFP

Delegacioni i Rusisë, i kryesuar nga Ministri i Burimeve Natyrore, Alexander Kozlov vizitoi Korenë e Veriut në nëntor 2023/ foto nga CFP