Hapet në Maltë qendra arsimore për mjekësinë tradicionale kineze
2023-11-19 14:43:32

Foto Xinhua

Ministri maltez për Arsimin, Sportin, Rininë, Kërkimin dhe Inovacionin, Clifton Grima vitozoi Qendrën Edukative TCM "Zheng He" /Foto Xinhua

Në Maltë u përurua një qendër edukimi që fokusohet në trajnimin e aftësive të mjekësisë tradicionale kineze (TCM), shkruan “Xinhua”.

Qendra Edukative TCM “Zheng He” ndodhet në kampusin e Kolegjit të Arteve, Shkencës dhe Teknologjisë (MCAST). Ajo përfaqëson një përpjekje të përbashkët midis MCAST dhe Kolegjit Profesional të Mjekësisë Jiangsu (JSMC) në Kinën Lindore.

foto nga

Ministri maltez për Arsimin, Sportin, Rininë, Kërkimin dhe Inovacionin, Clifton Grima në ceremoninë e hapjes së Qendrës Edukative TCM "Zheng He" /Foto Xinhua

Ministri maltez për Arsimin, Sportin, Rininë, Kërkimin dhe Inovacionin, Clifton Grima, tha se Malta dhe Kina kanë një marrëdhënie të thellë dhe kuptimplotë që paraqet bashkëpunim solid në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin.

Ambasadori kinez në Maltë, Yu Dunhai, tha se projekti do të ofrojë mundësi trajnimi për studentët vendas për të studiuar mjekësinë kineze dhe për të kontribuar në miqësinë e gjatë midis dy vendeve.

“Besoj se krijimi i qendrës do të hapë një dritare të re për bashkëpunim dhe shkëmbime në fushën e edukimit mjekësor mes Kinës dhe Maltës”,- tha Yu.

Qendra është e para e krijuar nga provinca Jiangsu e Kinës Lindore në një vend europian, sipas Chen Guozhong, kreu i JSMC-së.

“Ne synojmë ta zhvillojmë qendrën në një platformë shkëmbimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar të hapur dhe të integruar, duke e bërë atë një model për bashkëpunimin Kinë-Maltë në fushën e edukimit mjekësor”, - tha Chen. (Elona)

foto nga

Pamja e brendshme në Qendrën Edukative TCM "Zheng He" /Foto Xinhua