⁠⁠⁠⁠⁠⁠⁠Princesha tajlandeze vlerëson "Një brez, një rrugë" për bashkëpunimin me fitime të përbashkëta
2023-11-19 15:58:13

Gjatë një interviste për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), princesha tajlandeze Maha Chakri Sirindhorn tha se ndërtimi i hekurudhës Kinë-Laos-Tajlandë do të nxisë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Tajlandës.

"Mendoj se ndërtimi i hekurudhës Kinë-Laos-Tajlandë ka një rëndësi të madhe. Shumë tregtarë frutash nga Tajlanda që njoh personalisht, më thanë se kanë qenë dëshmitarë të një rritjeje të vrullshme në shitjen e produkteve të tyre, që kur hekurudha Kinë-Laos është vënë punë. Zhvillimi i hekurudhës do të nxisë rritjen ekonomike, do të lehtësojë shijimin e një bollëku frutash tajlandeze për konsumatorët kinezë dhe do të thellojë shkëmbimet tregtare e ekonomike mes Tajlandës dhe Kinës. Vetëm kështu mund të ketë më shumë bashkëpunim dhe projekte investimi për të dy popujt." - tha princesha Sirindhorn. (Wang Lei/ Laçi)