foto nga CFP
Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Hamasi janë afër një marrëveshjeje për lirimin e dhjetëra grave dhe fëmijëve, të mbajtur peng në Gaza, në këmbim të një armëpushimi pesëditor, raportoi të shtunën gazeta amerikane "The Washington Post".
Sipas kushteve të një marrëveshjeje të detajuar prej gjashtë faqesh, palët në konflikt do të pezullojnë operacionet luftarake për të paktën pesë ditë, ndërsa 50 ose më shumë nga ata që besohet se janë 239 pengje izralite gjithsej, do të lirohen në grupe çdo 24 orë. Lajmi citon burime të disa personave që kanë ekses te termat e kësaj marrëveshjeje.
Lirimi mund të fillojë brenda disa ditëve në vijim, dhe "deri tani ishte e paqartë deri nëse Izraeli do të pranonte të ndalonte përkohësisht ofensivën e tij në Gaza, me kusht që pikat e marrëveshjes të ishin të përshtatshme." – thuhet në raport. (Wang Lei/ Laçi)