Shefi për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Josep Borrell/ foto nga CFP
Shefi për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Josep Borrell, i ka kërkuar Lindjes së Mesme që mos të kthehet në 20 vjet pas me cikle të përsëritura dhune dhe konfliktesh.
Ai i bëri thirrje Izraelit që mos të kaplohet nga zemërimi në përgjigjen e tij pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, shkruan “RTSH”.
Kreu i diplomacisë europiane vizitoi gjatë fundjavës Bregun Perëndimor, Bahreinin, Katarin, Bahreinin, Arabinë Saudite dhe Jordaninë.
“Gjëja e rëndësishme sot është që duhet të angazhohemi në një proces paqeje. Nëse nuk e ndalojmë këtë cikël dhune, do të ndodhë përsëri dhe tani ka një mundësi, një lloj thirrje zgjimi për t'u marrë me problemin që pothuajse e kemi harruar”, u shpreh Borrell.
Sipas tij, paqja me botën arabe nuk mjafton pasi paqja duhet të bëhet me vetë palestinezët. Ai theksoi se gjëja e parë që duhet bërë është të mendohet se si të menaxhohet situata në Gaza. (Elona)