OBSH vendos krijimin e spitaleve fushore në Rripin e Gazës
2023-11-19 15:16:38
foto nga CFP
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dëshiron të krijojë spitale fushore në Rripin e Gazës pas shkatërrimit të rëndë të shkaktuar nga sulmet izraelite, deklaroi përfaqësuesi i OBSH-së, Richard Peeperkorn.
Para fillimit të luftës, në Rripin e Gazës kishte rreth 3 500 shtretër spitalorë. Sot ka vetëm 1 400 në dispozicion. Për më tepër, çdo ditë 50 deri në 60 pacientë të sëmurë rëndë duhet të nxirren nga Rripi i Gazës sa më shpejt të jetë e mundur për të marrë trajtim,- theksoi Peeperkorn.
I prekur rëndë është edhe kujdesi në klinikat mjekësore, prej të cilave jo më shumë se 60% janë ende në funksion, shkruan ATSH.
Lajmet Kryesore