Mira Murati dhe Sam Altman në një forum teknologjik të gazetës "The Wall Street Journal" më 17 tetor 2023/ foto nga CFP
Shefja e teknologjisë në kompaninë "OpenAI", Mira Murati, do të shërbejë si kryeshefe ekzekutive e përkohshme, deklararoi kompania, duke shtuar se ka nisur të kërkojë zyrtarisht një CEO të përhershëm.
Presidenti dhe bashkëthemeluesi i "OpenAI" Greg Brockman njoftoi dorëheqjen me një “Unë po largohem” në llogarinë e tij X, pasi kompania shkarkoi kryeekzekutivin Sam Altman.
Të premten "OpenAI", që u bë e famshme për "ChatGPT", publikoi një deklaratë për shtyp në faqen zyrtare ku thuhej se bordi i drejtorëve të kompanisë kishte njoftuar se Sam Altman do të largohej si kryeshef ekzekutiv i kompanisë, ndërsa vendin e tij do ta zinte përkohësisht shefja e teknologjisë Mira Murati. (Wang Lei/ Laçi)
foto nga CFP