foto nga IC
Kina synon të rrisë shkallën e përgjithshme të mbijetesës pesëvjeçare për kancerin në mbi 46.6 për qind deri në vitin 2030, duke zbatuar masa gjithëpërfshirëse duke përfshirë promovimin e stileve të jetesës së shëndetshme, zgjerimin e ekzaminimit dhe përshpejtimin e zhvillimit të teknologjive të reja, thanë zyrtarët dhe ekspertët, citon “China Daily”.
Kina raporton afro 4.1 milionë raste të reja të kancerit çdo vit, me më të zakonshmet kancerin e mushkërive, stomakut, mëlçisë dhe gjirit.
Kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera kronike përbëjnë mbi 80 për qind të vdekjeve në vend.
Guo Yanhong, drejtoresha e Departamentit të Urgjencës Mjekësore të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, deklaroi gjatë një konference për shtyp se përqindja e njerëzve që mbijetuan për të paktën pesë vjet pas një diagnoze të kancerit u rrit nga 40.5 për qind në vitin 2015 në 43.7 për qind vitin e kaluar.
Duke nxjerrë mësime nga përpjekjet e viteve të kaluara, komisioni nisi një plan veprimi për të ulur më tej normat në rritje të incidencës dhe vdekshmërisë së kancerit, përmes adresimit të faktorëve të rrezikut, forcimit të shqyrtimit dhe ndërhyrjeve të hershme dhe zbatimit të terapive të standardizuara në të gjithë vendin.
Plani i veprimit kërkon rritjen e niveleve të ndërgjegjësimit për njohuritë kryesore mbi parandalimin e kancerit në mbi 80 për qind deri në vitin 2030. (Elona)