Booking (Foot Atsh)
Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian kërkuan që platformat e akomodimit si “Airbnb” dhe “Booking” do të duhet të ndajnë më shumë të dhëna me autoritetet në vendet anëtare të BE-së ku operojnë, shkruan “ATSH”.
“Propozimi për një rregullore synon të rrisë transparencën në fushën e qiradhënies afatshkurtër të akomodimit dhe të ndihmojë autoritetet publike të rregullojnë këtë pjesë të sektorit të turizmit”,- njoftoi Këshilli i Europës.
Parlamenti dhe shtetet anëtare nuk kanë rënë ende dakord zyrtarisht për masën, e cila synon të lejojë qytetet të veprojnë në mënyrë më efektive kundër ofertave të paligjshme, por kjo shihet si një formalitet.
Pronarët janë në gjendje të fitojnë më shumë nga qiratë afatshkurtra nga turistët sesa nga qiramarrësit e përhershëm, por kjo çon në mungesa në tregun e qirave për banorët.
Rregullat do të hyjnë në fuqi brenda dy viteve. Platformave do t’u kërkohet të ndajnë të dhënat e tyre çdo muaj.
“Qytetet po luftojnë me një shpërthim të qirave të paligjshme për pushime. Kjo e vë nën presion jetueshmërinë dhe përballueshmërinë e qyteteve anembanë Europës”,- tha raportuesi Kim Van Sparrentak në Parlamentin Europian. (Elona)