Izraeli lejon hyrjen në Gaza të dy kamionëve me karburant në ditë
2023-11-18 17:35:25

Izraeli ka miratuar një kërkesë të ShBA-së për të lejuar hyrjen në Gaza të dy kamionëve me karburant në ditë në mbështetje të sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve në prag të kolapsit, për të shmangur epidemitë. /Said Khatib/AFP

Izraeli do të lejojë dy kamionë me karburant në ditë të futen në Gaza për të mbështetur sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve në prag të kolapsit, për të shmangur përhapjen e epidemive, pas një apeli nga ShBA-ja për të lejuar dërgimin e karburantit në këtë rajon.

Këshilltari i Sigurisë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Tzachai Hanegbi e konfirmoi lajmin gjatë një konference shtypi të premten. Ky vendim mund t'i japë Izraelit një hapësirë diplomatike pas presionit gjithnjë e më të madh të komunitetit ndërkombëtar për armëpushim dhe për të kursyer jetët e civilëve.

foto nga CFP

foto nga CFP

Por fill pas kësaj deklarate, Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi tha se 24 pacientë në një spital në Gazën e shkatërruar nga lufta kishin vdekur brenda 48 orësh për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa forcat izraelite kontrollonin kompleksin për gjetjen e anëtarëve të Hamasit. (Wang Lei/ Laçi)