Ekspozita e parë Globale e Tregtisë Digjitale e zhvilluar në Hangzhou më 2022/ foto nga CFP
Ekspozita e dytë Globale e Tregtisë Digjitale do të zhvillohet në Hangzhou, kryeqendra e provincës Zhejiang të Kinës Lindore, nga 23 deri më 27 nëntor.
He Yadong, zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë, në një konferencë për shtyp, tha se gjashtëdhjetë e tetë organizata ndërkombëtare dhe shoqata të huaja të biznesit kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, citon “Xinhua”. Ai tha se hapësira e ekspozitës do të jetë rreth 100,000 metra katrorë, ndërsa rreth 15,000 blerës profesionistë janë regjistruar për të marrë pjesë në aktivitet.
Mbi 100 aktivitete do të mbahen gjatë ekspozitës dhe mbi 100 produkte dhe shërbime të fundit në fushat e tregtisë digjitale do të bëjnë debutimin e tyre.
Në Forumin e tretë të nismës “Një brez, një rrugë” për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Kina njoftoi fillimin e Ekspozitës Globale të Tregtisë Digjitale çdo vit. Ekspozita e parë Globale e Tregtisë Digjitale u mbajt në Hangzhou vitin e kaluar, me mbi 5 miliardë dollarë marrëveshje paraprake të arritura. (Elona)