Fjalimi i plotë të presidentit kinez Xi Jinping në Mbledhjen e 30-të Joformale të Liderëve Ekonomikë të APEK-ut
2023-11-18 05:45:14

Në paraditen e 17 nëntorit sipas kohës lokale, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm në Mbledhjen e 30-të Joformale të Liderëve Ekonomikë të APEK-ut në San Françisko të ShBA-së, ku shtjelloi në mënyrë të gjithanshme propozimet e Kinës për thellimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e rritjes së ekonomisë rajonale dhe asaj botërore.

Në vijim është teksti i plotë i fjalimit:


T’i përmbahemi aspiratës origjinale dhe bashkëpunimit të ngushtë për të nxitur rritjen e cilësisë së lartë të Azi-Paqësorit

I respektuar president Biden,

Homologë të mi,

Gëzohem shumë që takohem me ju të gjithë në San Françiskon e bukur. Kjo është hera e 30-të që liderët ekonomikë të APEK-ut mblidhen së bashku, gjë që ka një rëndësi të veçantë. Falënderoj presidentin Biden dhe qeverinë amerikane për përgatitjet e kujdesshme për këtë takim.

Që nga krijimi i mekanizmit të mbledhjes së rregullt të liderëve, APEK-u ka qenë gjithmonë në vijën e parë të zhvillimit të hapur në botë, duke promovuar ndjeshëm liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve rajonale, zhvillimin ekonomiko-teknologjik, si dhe qarkullimin e materialeve dhe njerëzve, duke krijuar "mrekullinë e Azi-Paqësorit".

Aktualisht, ndryshimet e papara në shekullin e fundit po përshpejtohen dhe ekonomia botërore po përballet me rreziqe dhe sfida të ndryshme. Si motori i rritjes globale, Azia-Paqësori mban përgjegjësi më të mëdha kohore. Si udhëheqës të rajonit, ne duhet të mendojmë thellësisht për pyetjet se çfarë Azia-Paqësori duam të sjellim në mesin e këtij shekulli, si të krijojmë një tjetër "tridhjetë vite të artë" të zhvillimit të Azi-Paqësorit dhe si mund të luajë APEK-u më mirë rolin e tij gjatë këtij procesi?

Një paraardhës kinez tha njëherë se: “Pavarësisht se dhjetëra mijëra njerëz më pengojnë, do të vazhdoj të përparoj me këmbëngulje(në rrugë të drejtë)." Duhet t’i përmbahemi aspiratës origjinale, t’i përgjigjemi kërkesave të epokës së re, të bashkëpunojmë për të përballuar sfidat globale, duke vënë në zbatim të gjithanshëm “Vizionin Putrajaya” për të ndërtuar një komunitet të hapur, energjik, të fortë dhe paqësor të Azi-Paqësorit për të realizuar lulëzim të përbashkët të banorëve rajonalë dhe të brezave të ardhshëm. 

Këtu dua të paraqes disa sugjerime të miat.

Foto: VCG

Së pari, t’i përmbahemi rritjes me risi. Inovacioni është një forcë e fuqishme nxitëse për zhvillim. Duhet të ndjekim prirjen e zhvillimit të shkencës dhe teknologjisë, të promovojmë më aktivisht shkëmbimet dhe bashkëpunimin përkatës dhe të punojmë së bashku për të krijuar një mjedis të hapur, të drejtë, të barabartë dhe pa diskriminim të zhvillimit tekniko-shkencor. Duhet të përshpejtojmë transformimin digjital, të zvogëlojmë hendekun digjital, të përshpejtojmë zbatimin e "Hartës së Rrugës së Internetit dhe të Ekonomisë Digjitale të APEK-ut", të mbështesim përdorimin e teknologjive të reja si të dhënat e mëdha, Renë kompjuterike, inteligjencën artificiale dhe llogaritjen kuantike etj., duke formuar epërsi të reja për zhvillimin e Azi-Paqësorit.

Kina i përmbahet strategjisë së zhvillimit të nxitur nga risitë, duke promovuar në mënyrë të bashkërenditur industrializimin digjital dhe digjitalizimin industrial, duke propozuar nisma të tilla për ndërtim rural digjital të APEK-ut, identitet digjital të korporatës dhe përdorim të teknologjisë digjitale për të përshpejtuar transformimin e gjelbër me lëshim të ulët të karbonit në të mirën e fuqizimit të Azi-Paqësorit për zhvillim.

Së dyti, duhet t’i përmbahemi hapjes. Përvoja e zhvillimit të Azi-Paqësorit tregon se nëse jemi të hapur, do të përparojmë, dhe nëse jemi të mbyllur, do të dobësohemi. Ne duhet të mbrojmë tregtinë dhe investimet e lira dhe të hapura, të mbështesim dhe forcojmë sistemin tregtar shumëpalësh me OBT në qendër, të ruajmë qëndrueshmërinë dhe mbarësinë e funksionimit të zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit, të kundërshtojmë politizimin, armatizimin dhe zgjerimin e tepërt të sferës së sigurisë mbi çështje ekonomiko-tregtare. Ne duhet të promovojmë në mënyrë të palëkundur integrimin ekonomik rajonal, të përshpejtojmë procesin e krijimit të Zonës së Tregtisë së Lirë Azi-Paqësor, të zbatojmë plotësisht Planin e Ndërlidhshmërisë së APEK-ut, duke ndarë mundësitë e zhvillimit të hapur rajonal.

Foto: VCG

Foto: VCG

Kohët e fundit, Kina mbajti me sukses Forumin e tretë të Samitit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit "Një brez një rrugë", duke shtuar vitalitet të ri në promovimin e lidhjes globale dhe ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore. Kina i përmbahet zbatimit të nivelit të lartë të Marrëveshjes Rajonale Gjithëpërfshirëse të Partneritetit Ekonomik, përafron në mënyrë aktive rregullat ekonomike dhe tregtare me standarde të larta të Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin Trans-Paqësor dhe Marrëveshjes së Partneritetit Ekonomik Dixhital, promovon në mënyrë aktive procesin e anëtarësimit të dy marrëveshjeve dhe punon me të gjitha palët për të nxjerrë një pamje të re të hapjes dhe zhvillimit.

Së treti, t'i përmbahen zhvillimit të gjelbër. Përballë sfidave gjithnjë e më të rënda si ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë natyrore, ne duhet t'i përmbahemi bashkëjetesës harmonike të njeriut dhe natyrës, të përshpejtojmë transformimin e gjelbër dhe me karbon të ulët të modelit të zhvillimit, të promovojmë në mënyrë të koordinuar reduktimin e karbonit, reduktimin e ndotjes, zgjerimin e gjelbër, rritjes, dhe të zbatojmë "Ciklin Biologjik të Gjelbër" " Objektivat  Ekonomike të Bangkok-ut", duke hedhur një themel të fortë për rritjen e Azi-Paqësorit.

Kina i përmbahet rrugës së prioritetit ekologjik dhe zhvillimit të gjelbër, promovon në mënyrë aktive dhe të qëndrueshme neutralitetin e karbonit dhe përshpejton transformimin e gjelbër të modelit të saj të zhvillimit. Ne propozojmë iniciativa bashkëpunimi të APEC-ut për bujqësinë e gjelbër, qytetet e qëndrueshme, transformimin e energjisë me karbon të ulët dhe parandalimin dhe kontrollin e ndotjes detare, për të promovuar përpjekjet e përbashkëta, për të ndërtuar një Azi-Paqësor të pastër dhe të bukur.

Së katërti, respektoni ndarjen gjithëpërfshirëse. Aktualisht, zhvillimi global po përballet me sfida të rënda dhe hendeku i zhvillimit po zgjerohet. E kam thënë shumë herë se zhvillimi i vërtetë arrihet kur zhvillohen të gjithë bashkë. Ne duhet të zbatojmë plotësisht Axhendën e Kombeve të Bashkuara 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, t'i shtyjmë çështjet e zhvillimit përsëri në qendër të agjendës ndërkombëtare, të thellojmë përafrimin e strategjive të zhvillimit dhe të zgjidhim së bashku deficitin e zhvillimit global. Të gjitha palët janë të mirëseardhura të marrin pjesë aktive në iniciativat e zhvillimit global, të thellojmë bashkëpunimin në reduktimin e varfërisë, sigurinë ushqimore, industrializimin, financimin e zhvillimit dhe fusha të tjera dhe të ndërtojmë një komunitet global zhvillimi në mënyrë që njerëzit e të gjitha vendeve të mund të ndajnë frytet e modernizimit. Kina do të vazhdojë të mbështesë APEK-un në kryerjen e bashkëpunimit ekonomik dhe teknologjik dhe së bashku ta bëjmë tortën e zhvillimit Azi-Paqësor më të madhe.

Te dashur homologë!

Kina po përparon tërësisht kauzën e madhe të ndërtimit të një vendi të fortë dhe rinovimit të kombit me modernizimin e stilit kinez. Kina i përmbahet rrugës së zhvillimit paqësor. Qëllimi themelor i zhvillimit është t'i mundësojë popullit kinez të jetojë një jetë të mirë, jo të zëvendësojë askënd. Ky vit shënon 45 vjetorin e reformës dhe hapjes së Kinës. Ne do t'i përmbahemi zhvillimit me cilësi të lartë, do të promovojmë hapjen e nivelit të lartë dhe do të përdorim modernizimin e stilit kinez për të ofruar mundësi të reja për promovimin e modernizimit të vendeve në mbarë botën. Unë jam i gatshëm të punoj me të gjithë kolegët e mi për të promovuar bashkëpunimin Azi-Paqësor për të arritur rezultate më të frytshme dhe së bashku për të krijuar "tridhjetë vitet e arta" të ardhshme të Azi-Paqësorit!

Ju faleminderit të gjithëve!