Presidenti kinez u bën thirrje anëtarëve të APEC-ut që t'i përmbahen inovacionit dhe hapjes në nxitjen e zhvillimit rajonal
2023-11-18 05:25:08

Presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje anëtarëve të APEC-ut që t'i përmbahen inovacionit, hapjes, zhvillimit të gjelbër, si dhe gjithëpërfshirjes dhe përfitimeve reciproke në nxitjen e zhvillimit rajonal.

Foto: VCG

Foto: VCG

Xi i bëri komentet në fjalimin e tij në mbledhjen joformale të liderëve ekonomikë të APEC-ut të premten me orën lokale në qytetin amerikan të San Françiskos.

Xi tha se Kina mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit paqësor, duke shtuar se qëllimi themelor i zhvillimit të saj është t'i mundësojë popullit kinez të ketë një jetë të mirë, duke mos zëvendësuar askënd.

Ky vit shënon 45-vjetorin e reformës dhe hapjes së Kinës, përmendi Xi.

"Ne do të ndjekim zhvillim dhe hapje me cilësi të lartë. Modernizimi i stilit kinez mund të kontribuojë në modernizimin e botës përgjithësisht në këtë epokë të re," tha Xi.

Presidenti kinez bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të promovuar bashkëpunimin Azi-Paqësor për të arritur rezultate më të frytshme dhe për të ndërtuar 30 vjet të tjera të arta të bashkëpunimit Azi-Paqësor.