foto nga CFP
Ata kanë pikëpamje të kundërta për përshkallëzimin e konfliktit të fundit mes Izraelit me Hamasit si dhe qëndrime kontradiktore ndaj Moskës që nga sulmi në Ukrainë, por kur liderët e Gjermanisë dhe Turqisë takohen në Berlin, ata kanë stimuj të fuqishëm ekonomikë dhe elektoralë për të diskutuar.
Vizita e parë e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Gjermani që prej vitit 2020 vjen në prag të zgjedhjeve lokale, në të cilat ai shpreson të rifitojë qytetet e Ankarasë dhe Stambollit. Perspektivat e aksesit më të mirë në tregun e BE-së dhe liberalizimi i vizave do të ishte një dhuratë e madhe për votuesit e goditur nga inflacioni i lartë dhe kriza ekonomike.
foto nga CFP
Ndërsa Erdogani u shoqërua të premten përmes një Berlini super të bllokuar, kërkesa e tij që kancelari gjerman Olaf Scholz të pranojë ofertën e Turqisë për blerjen e 40 avionëve luftarakë “Eurofighter Typhoon" do të jetë temë kryesore e bisedimeve. Gjermania, përmes "Airbus", është një partner i konsorciumit që i ndërton këto avionë të gjeneratës së katërt.
Por edhe për Scholz-in, kren e një koalicioni trepalësh që po përballon një vendim gjykate, i cili ka krijuar një boshllëk prej 65 miliardë dollarësh në buxhetin e tij si dhe mosmarrëveshjet mbi ekonominë dhe rritjen e emigracionit, roli i Ankarasë për frenimin e imigrantëve në BE, e bën Turqinë një partner të domosdoshëm. (Wang Lei/ Laçi)