foto nga Xinhua
Një total prej 41.947 kompanish të reja me investime të huaja u krijuan në Kinë gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Ministria e Tregtisë e Kinës. Kjo shifër shënon një rritje prej 32.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe, investimet e huaja direkte (FDI) në përdorim aktual në Kinë arritën në 987.01 miliardë juanë (afro 137.6 miliardë dollarë amerikanë), me një rënie prej 9.4 për qind në krahasim me 10 muajt e parë të vitit të kaluar. Por FDI-ja në sektorin e prodhimit u rrit me 1.9 për qind, duke kapur shifrën 283.44 miliardë juanë, ndërsa ato në prodhimtarinë tekonologjisë së lartë shënuan një rritje prej 9.5 për qind.
FDI-të nga Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca u rritën përkatësisht 110.3 për qind, 94.6 dhe 90 për qind, treguan të dhënat.
Kina ka përsëritur angazhimin e vendit për hapjen e mëtejshme të tregut, duke rritur përpjekjet për sigurimin e një mjedisi të barabartë për investitorët e huaj. Kina gjithashtu do të shkurtojë listën e saj negative për investimet e huaja në një mënyrë të arsyeshme dhe do të heqë të gjitha kufizimet për investitorët e huaj që futen në industrinë e prodhimit, tha Li Chao nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës i Kinës në një konferencë shtypi të enjten. (Wang Lei/ Laçi)