Kina numëron mbi 10,000 firma të mëdha industriale farmaceutike
2023-11-18 17:07:54

foto nga CFP

foto nga CFP

Kina aktualisht ka më shumë se 10,000 ndërmarrje të mëdha industriale farmaceutike dhe aftësia e vendit për të siguruar furnizimet mjekësore është përmirësuar. Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit tha të premten se prodhimi industrial i kompanive të mëdha farmaceutike aktualisht përbën rreth 4 për qind të prodhimit të përgjithshëm industrial të vendit, citon “Xinhua”.

Investimet e industrisë në kërkim dhe zhvillim kanë vazhduar të rriten, me shpenzimet mesatare vjetore  që tejkalojnë 20 për qind gjatë tre viteve të fundit.

Industria ka arritur disa përparime në zhvillimin e barnave inovative dhe pajisjeve të nivelit të lartë, tha ministria, duke shtuar se Kina tani renditet e dyta në botë për sa i përket numrit të barnave të reja në kërkim.

Kina do të përshpejtojë ndërtimin e një sistemi modern të industrisë farmaceutike dhe do të përmirësojë sigurinë e furnizimit, tha Jin Zhuanglong, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit. (Elona)