foto nga CFP
Autoriteti kinez kundër drogës ka lëshuar një qarkore, ku paralajmëron kompanitë dhe individët përkatës që të parandalojnë aktivitetet e paligjshme dhe kriminale që përfshijnë prodhimin, trafikimin dhe kontrabandën e substancave narkotike dhe psikotrope, si dhe substancave të përdorura për prodhimin e drogave narkotike.
Qarkorja, e lëshuar të enjten nga zyra e Komisionit Kombëtar të Kontrollit të Narkotikëve në Kinë, përmban 12 nene, që përmbledhin dispozitat për kontrollin e substancave narkotike dhe psikotrope, si dhe kimikateve të përdorura për prodhimin e narkotikëve, në ligjet dhe rregulloret kineze, si Ligji Penal dhe Ligji Doganor, shkruan “Xinhua”.
Ajo sqaron detyrimet e bizneseve dhe individëve përkatës, duke përfshirë ofruesit e shërbimeve postare, të shpërndarjes së shpejtë dhe logjistikës, për t'u mbrojtur nga shkeljet e lidhura me drogën. (Elona)