Nis në Kinë një film dokumentar mbi aventurën epike të elefantëve aziatikë
2023-11-18 16:50:45

foto nga CFP

Një elefant aziatik në distriktin Puer të provincës Yunan të Kinës Jugperëndimore/ foto nga CFP

Një projekt filmi dokumentar që tregon aventurën epike të një tufe elefantësh të egër aziatikë u lançua në një ceremoni në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore të enjten.

Filmi ndjek udhëtimin e elefantëve aziatikë endacakë në Yunnan, që mahniti njerëzit në mbarë botën, duke e sjellë atë në ekranet e kinemasë globale për herë të parë, shkruan “Xinhua”.

foto nga CFP

Elefantët aziatikë në lëvizje në provincësn Yunnan më 2020/ foto nga CFP

Në mars 2020, elefantët lanë një rezervat natyror pyjor në Prefekturën Autonome Xishuangbanna Dai, provinca Yunnan dhe ecën rreth 500 km në drejtim të veriut drejt kryeqendrës së provincës Kunming, ku mbërritën në qershor 2021. Që atëherë ata janë drejtuar përsëri në jug, duke arritur të sigurt përsëri në rezervatin natyror.

Lu Cairong, zëvendësdrejtor i Administratës së Botimeve të Gjuhëve të Huaja në Kinë, tha se filmi "Odiseja e elefantëve" është një përpjekje bashkëpunimi midis institucioneve të filmit nga Kina, Kanadaja dhe Singapori, që përfaqëson një përpjekje të vlefshme për të treguar historinë e ruajtjes ekologjike të Kinës.

Dokumentari pritet të dalë në kinematë “IMAX” dhe kinematë komerciale në mbarë botën pas përfundimit në vitin 2024. (Elona)

Elefantët aziatikë në lëvizje në provincësn Yunnan më 2020/ foto nga CFP