Formacioni i aeroplanmbajtësve të Kinës kryen stërvitje në det të largët
2023-11-18 16:38:49

foto nga CFP

foto nga CFP

Formacioni i aeroplanmbajtëses “Shandong” të Marinës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës kreu trajnime në det të largët, tha të enjten një zëdhënës i mbrojtjes kineze.

Trajnimi u krye sipas planeve vjetore të trajnimit dhe është në përputhje me ligjet dhe praktikën ndërkombëtare, tha Zhang Xiaogang, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, në përgjigje të një pyetjeje nga media, citon “Xinhua”. Trajnimi u organizua për të ndërtuar aftësi të integruara luftarake të formacionit të aeroplanmbajtëses, në mënyrë që të mund të mbrojë më mirë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës, tha Zhang.

Ai shtoi se forcat e armatosura kineze do të organizojnë stërvitje të ngjashme në baza të rregullta. (Elona)