Në mëngjesin e 16 nëntorit sipas kohës lokale, presidenti kinez Xi Jinping u takua me homologun meksikan Andrés Manuel López Obrador në San Françisko të ShBA-së.
Xi Jinping e uroi presidentin meksikan për përparimet e vendit të tij në vitet e fundit dhe i shprehu edhe një herë ngushëllimet për pasoja katastrofike nga stuhitë e ditëve të fundit në Meksikë. Kina i kushton rëndësi të madhe kërkesës së Meksikës për blerjen e furnizimeve të ndihmës dhe sektorët përkatës kanë ndihmuar urgjentisht këtë vend në lidhjen e prokurimit me kompanitë kineze. “Unë besoj se nën udhëheqjen tuaj të fortë dhe të qeverisë meksikane, jeta e banorëve në zonat e prekura do të kthehet shpejt në gjendje normale”, tha kreu i shtetit i Kinës.
Xi Jinping theksoi se është i gatshëm të punojë me homologun meksikan për të vazhduar miqësinë tradicionale gjysmëshekullore të të dy vendeve dhe për t'i çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri.