Hapet Panairi i Rezultateve të Inovacionit dhe Sipërmarrjes i Kinës për vitin 2023
2023-11-17 20:03:06

foto: VCG

foto: VCG

Të premten, në sallën e ekspozitës së Panairit të Kantonit në qytetin Guangzhou të Kinës Jugore u hap Panairi i Rezultateve të Inovacionit dhe Sipërmarrjes i Kinës për vitin 2023.

Më shumë se 800 sipërmarrje dhe mbi 2000 projekte marrin pjesë në panair me prani fizike. Sipërfaqja e këtij panairi arrin në mbi 30 mijë metra katrorë. Ky është edicioni i këtij panari me numrin më të madh të ekspozuesve dhe sipërfaqen më të madhe.

Po atë ditë u nënshkruan 10 projekte transformimi rezultatesh, me vlerë rreth 1.02 miliardë juanë.

Pas zhvillimit 9-vjeçar, Panairi i Rezultateve të Inovacionit dhe Sipërmarrjes i Kinës është bërë një platformë ndërkombëtare e publikimit të produkteve me risi teknologjike dhe platformë bashkëpunimi e shkëmbimesh të teknologjisë së lartë.