Foto nga VCG
Kina ka ndërtuar sistemin më të madh arsimor inxhinierik në botë, sipas zëvendësministrit të Arsimit, Wu Yan. Në një takim të mbajtur në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, Wu tha se gjatë dekadës së kaluar, arsimi inxhinierik i Kinës ka dëshmuar rritje të përshpejtuar, duke injektuar vrull të ri në zhvillimin e drejtuar nga inovacioni, citon “Xinhua”.
Foto nga VCG
Numri i programeve inxhinierike në arsimin universitar të Kinës ka tejkaluar 23,000, me më shumë se 6.7 milionë studentë universitarë të diplomuar në inxhinieri, tha zyrtari.
Ai kërkoi optimizimin e vazhdueshëm të drejtimeve të inxhinierisë dhe trajnimin e inxhinierëve të shquar, të cilët mund të përshtaten dhe të udhëheqin zhvillimet e ardhshme në teknologjitë inxhinierike, në mënyrë që të ofrojnë mbështetje të fortë për përmirësimin industrial.
Foto nga VCG
"Ngritja e një mekanizmi për trajnimin e përbashkët të talenteve me ndërmarrjet është një rrugë që duhet të ndjekim në arsimin inxhinierik",- tha Wu. (Elona)